Reperi i njohur 2TON javën e kaluar lansoi projektin e tij më të fundit të titulluar “Diçka tjetër”.
Kënga u pëlqye e u dëgjua mjaft qysh nga dita e parë e publikimit të saj duke grumbulluar kështu edhe një numër të madh klikimesh në Youtube.
E menjëherë pas publikimit të këtij prodhimi lindën pikpyetjet e para mbi atë se a ishte ndonjë “Diss” projekti i ri apo vetëm tingëllonte si i tillë.
Dita e shtunë e gjeti reperin nga Ferizaji të ftuar në emisionin Prive ku foli më tepër mbi projektin në fjalë e duke zbuluar edhe shumëçka reth jetës së tij private dhe publike.
Se a është diss kënga e fundit dhe kush i’a ka inatin atij?
Këto e shumë përgjigje të tjera mund t’i kuptoni në videon e mëposhtme.