Ghetto Geasy gjen sozinë e tij (FOTO)

By

Nuk është thënë kot që secili prej nesh e ka sozinë e tij diku nëpër botë, problemi i vetëm qëndron në atë se a kemi arritur ta gjejmë atë deri më tani.

Sigurisht se edhe fytyrat tona publike kanë sozitë e tyre diku nëpër botë, disa tashmë veçse i kanë zbuluar e disa të tjerë ndoshta janë ende në kërkim të tyre.

Mbrëmjen e kaluar njëri prej reperave më të famshëm shqiptar gjeti sozinë e tij.

Bëhet fjalë për Ghetto Geasyn i cili përmes një postimi në profilin e tij në Instagram na njoftoi me ‘kopjen’ e tij.

Ngjashmëria mes tyre ishte aq e madhe sa që shumica prej ndjekësve të reperit nuk arritën ta vërejnë se në fotografinë e publikuar nga reperi ishte krejtësisht dikush tjetër. /Prive.al/

insta-image-20

 

 

 

Artikuj të ngjashëm