Janë ca hormone që një grua e ndryshojnë shumë gjatë shtatzënisë, si për të mirë ashtu edhe për të keq.
Më tekanjoze, nervoze e shpesh edhe shumë të lumtura, gratë shtatzëna nganjëherë nuk janë vetvetja dhe ky është një fakt shkencor.
Meqë Gjiko po pret të bëhet baba, këtë javë në Prive u pyet nëse shtatzënia e ka ndërruar personalitetin e bashkëshortes së tij, Elita Rudit!
“Elita është Elita”, ka thënë Gjiko në intervistën 25 Pyetje me Prive.
Përndryshe, çifti e konfirmoi përfundimisht shtatzëninë në video klipin e ri të Gjikos “Distanca”, ku në fund Elita shfaqet me barkun e fryrë.\Prive.al