A e keni provuar filtrin më të ri të Capital T në Instagram?

By

Më 1 korrik, erdhi albumi më i ri i Capital T, dhe kur artisti tha se kishte surpriza që nuk do të mbaronin vetëm me publikimin e “Skulpture” ai kishte të drejtë!

Albumi i ndarë në dy pjesë – pjesa e parë që përmban 7 këngë dhe pjesa e dytë që përmban 8 këngë – ka plotësisht 15 këngë.

Para një jave, artisti zbuloi edhe pjesën e dytë të albumit.

Tashmë dihen të gjitha pesëmbëdhjetë këngët e zbulohen edhe bashkëpunimet surprizë.

Përpos “Bishë” me VigPoppa dhe “Mi amor” me Mente Fuerte për të cilat kishte treguar në intervistën e fundit në Prive, Kapo zbuloi dhe një tjetër duet, atë me shqiptarin e famshëm në Gjermani Dardan. Dyshja është bërë bashkë për projektin “Love Love”.

Përpos këtyre, do të jenë edhe disa këngë solo si “Demons”, “Cosa Nostra” me Pronto Dinero, “Fjalt e nanës” dhe “S’kthena”.

Të gjitha do të lansohen në platformat online me 1 tetor.

E një nga surprizat më të fundit, ishte edhe një filtër i ri Instagrami, ku përdoruesin mund të zbulojnë ‘se cila këngë e albumit janë’.

Klikoni KËTU për të provuar filtrin nëse jeni përdorues në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm