Jennifer Lopez dëshiron më shumë fëmijë

By

Nuk është sekret më që Jennifer Lopez e dashuron të qenit nënë.

Ajo vazhdimisht ka thënë se binjakët e saj 11 vjeçarë Emme Maribel dhe Maximilian “Max” David ja kanë mësuar asaj kuptimin e dashurisë së vërtetë, por që asnjëherë nuk i la pa përmendur edhe dy bijat e të fejuarit të saj Alex Rodriguez – Ella Alexander (11) dhe Natasha Alexander (15) dhe ndikimin që ato kanë pasë në jetën e saj.

“Ne vazhdimisht lidhemi më shumë me njëri-tjetrin. Kur ne u fejuam, ata ishin shumë të lumtur…ata e dinë që për ta gjithmonë kemi shumë dashuri”, ka thënë Lopez në një intervistë për revistën “People” ku ka folur kryesisht për familjen e saj të krijuar me yllin e bejsbollit.

Por, a e mendon ylli i muzikës pop ta zgjerojë edhe më shumë familjen e saj?

“Dua shumë. Nuk e di nëse kjo është në planet e Zotit, por do të doja shumë ta provoja. Jam shumë e hapur për një gjë të tillë”, ka thënë tutje 50 vjeçarja në këtë intervistë.

Për Lopez, lindja dhe rritja e Emme dhe Max ka ndryshuar gjithccka në jetën e saj.

“Ata ma kanë bërë jetën shumë më të mirë, lindja e tyre më ka drejtuar në një drejtim të ri. Unë nuk isha duke u kujdesur për veten dhe zemrën time. Fëmijët më kanë ndryshuar gjithccka pasi ata më kanë bërë që të ndjej shumë më shumë dashuri dhe përgjegjësi. E dija se duhet të isha njeri më i mirë”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm