Emisioni Nd’rrimi i Natës në bashkëpunim me organizatën bamirëse Fundjavë Ndryshe organizoi mbledhje të fondeve drejtpërdrejtë sonte në Klan Kosova.
Kjo iniciativë vjen pas tragjedisë që përjetoi Shqipëria sot, pas një goditje të fuqishme termeti e cila shkaktoi viktima në njerëz dhe dëme materiale të mëdha.
Të gjitha fondet e mbledhura dedikohet për të prekurit nga tërmeti. Të ftuar në studio ishin, këngëtarja Lori Kaqka, reperi Mozzik, aktori Kushtrim Sheremeti dhe
Të shumtë ishin telefonatat nga qytetarët e Kosovës dhe ata nga diaspora që ofronin të holla, të mira materiale si dhe hapësira për strehim të të prekurve duke hapur dyert e shtëpive dhe banesave.
Për vetëm gjysmë ore njerëzit vullnetmirë kanë dhuruar 15.000 euro për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që e goditi sot Shqipërinë.
I gjithë emisioni ishte tejet emocionues nga telefonatat e qytetarëve që ofronin aq sa kishin e më shumë, por një moment të shkëputur ishte një telefonatë që përloti të gjithë në studio. Ndiqni videon duke klikuar në linkun e mëposhtëm.
Lot në studion e Klan Kosovës, gruaja me kancer dhuron 50 euro për Shqipërinë (VIDEO)
Lot në studion e Klan Kosovës, gruaja me kancer dhuron 50 euro për Shqipërinë (VIDEO)
Gepostet von Klan Kosova am Dienstag, 26. November 2019
Të gjithë ata që duan të japin kontributin e tyre mund ta bëjnë direkt në numrat e telefonit:
+383 38 60 35 03 ose +383 38 60 35 04
Apo në xhirollogarinë:
Raiffeisen Bank: 0021184027 – EUR- AL 61202110130000000021184027
Si dhe në fondacionin online Gofundme.com ridrejtohuni duke klikuar KËTU /Prive.al