Gold Ag anulon publikimin e këngës “Adem Jashari” pas tërmetit në Shqipëri

By

Gold Ag ka vendosur të shtyjë publikimin e këngës “Adem Jashari” në bashkëpunim me Shyhrete Behlulin, që është paraparë të dalë sot, për shkak të tragjedisë që ka ndodhur në Shqipëri.

Tërmeti që ndodhi të martën në mëngjes me 6.4 ballë të Rihterit, ka lënë të vdekur deri tani 28 persona dhe mbi 650 të plagosur.

Ende po punohet në nxjerrjen e disa personave që dyshohet se janë Brenda rrënojave.

Të famshmit shqiptarë dhe e gjithë Kosova janë ngritur në këmbë për të ndihmuar popullin e Shqipërisë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm