Mediat zvicerane: Mozzik ‘gjuan’ ashpër kundër Loredanës (VIDEO)

By

Ndarja e Mozzik dhe Loredanës shkaktoi ‘tmerr’ mes fansave të tyre, kështu shkruajnë mediat zvicerane për njërin prej çifteve më të komentuara shqiptare.

Ajo që fillimisht ishte thjesht një spekulim i përhapur, doli të ishte e vërtetë.

Në këngën e tij të fundit, “Dhelpër Dinake”, Mozzik qëllon kundër një ish femre fiktive, të cilën e quan ‘dhelpër’.

Për shkak të disa vargjeve brenda, shumë fansa supozojnë se kënga i drejtohej Loredanës.

Megjithëse reperja i është përgjigjur thashethemeve dhe i mohoi ato duke deklaruar se ajo nuk është ‘dhelpra’, shumë fansa kanë mbetur të pabindur.

Por, gjithçka që ka të bëjë me ‘dhelprën’, Mozzik i sqaroi mbrëmë në një intervistë ekskluzive në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin, në Klan Kosova.

‘Kënga është punu para dy viteve, nuk po rrej. Është punu para dy viteve. Erdh një kohë, çast, moment jetësor, të palidhur me pjesët e jetës time private, thjesht mu dok se i ka ardhë koha si këngë. E ndjeva që është obligim me publiku një kangë të mirë. Nuk e kisha quajtur dedikim, ma shumë e kisha quajtur në kornizën e pjesës jetësore. Derisa them kështu, është një lloj dedikimi por jo direkt. Ka të bëjë me metaforizëm të një artisti’ – është shprehur Mozzik.

Intervista e plotë në videon më poshtë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm