Thjerrëzat me ngjyrë për Halloween mund t’ju verbojnë

By

Nëse jeni duke planifikuar për të blerë lente me ngjyrë si pjesë e kostumit tuaj për Halloween, Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka një paralajmërim për ju.

Këto lente dekorative mund të jenë një rrezik i madh nëse blihen kudo tjetër jashtë zyrës së një mjeku.

“Ju absolutisht mund të verboheni nga lentet dekorative. Ato kanë baktere dhe mund t’ju japin infeksion”, tha Caitlin Morrison nga Framed Ewe Optical Boutique.

Morrison shton se mënyra e vetme e duhur për të blerë këto lloje të lenteve është përmes mjekut të syve por thotë se nëse I blini në një dyqan kostumesh ose në internet mund të duken të mira por vijnë me një rrezik të madh.

Dr.Morrison thotë se këto lente janë të paligjshme për t’i blerë ose shitur pa recetë.

Artikuj të ngjashëm