DMX po shkon drejt rehabilitimit.
Reperi 48 vjeçar njoftoi se po anulonte koncertet e tij të ardhshmepër t’u rikthyer në një objekt rehabilitimi, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Prive.al.
“Në angazhimin e tij të vazhdueshëm për të vendosur familjen dhe të qenurit esëll, në rend të parë, DMX do që të shkojë në rehabiltim. Ai kërkon falje për koncertet e anuluara dhe falënderon të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme të tyre”,thuhet në një postim në llogarinë e tij zyrtare.
Ai kishte planifikuar të performojë në Festivalin Rolling Loud në New York City.
DMX ka qenë i hapur për luftën e tij me varësinë e drogës ndër vite, dhe në mënyrë të ngjashme anuloi koncertet për të shkuar në një institucion rehabilitimi në 2017-ën.