Ditëlindja e ‘Bilbilit të Kosovës’ – Ardit Gjebrea e quan veten njeri me fat

By

Në ditëlindjen e 85-të të ‘Bilbilit të Kosovës”, Nexhmije Pagarushës, shumë të famshëm ndanë pak nga koha e tyre për ta uruar me fjalët më të mira.

I veçantë ishte ai i prezantuesit të njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, i cili postoi një fotografi me Nexhmijen duke e quajtur atë ‘çika jeme’.

“Gëzuar ditëlindjen Çika jeme! Në fakt ti je Çika e të gjithëve, je Bylbyli i Kosovës, Diva e vërtetë, The real Queen!
Por ty të pëlqen thjesht #NexhmijePagarusha dhe në fakt kush të njeh shpirtin, e di se sa e mira je!
Fat që jetoj kohën tënde!”, ka shkruar Gjebrea.

Ua kujtojmë që ‘bilbili i Kosovës’ mori dekoratë nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump./Prive.al

Artikuj të ngjashëm