Me 25 shtator familja Fejzullahu u rrit për një anëtar.
Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, Ariana, ka sjellë në jetë vajzën e tretë të cilën kanë vendosur ta quajnë Ana.
Lajmin e kishte bërë të ditur vetë Ermali përmes një postimi në InstaStory me ç’rast ka ndarë me fansat edhe fotografinë e parë të Artit, Bunës dhe Erës me motrën e vogël.
Prindërit Ariana dhe Ermali, ndajnë shumë shpesh qaste familjare të familjes së tyre të madhe dhe tejet të bukur.
Mirëpo, më e vogla e familjes po e merr gjithë vëmendjen më ëmbëlsinë e saj. Kjo foto e sapo publikuar e Anës është fotoja më e ëmbël që do shihni sot.
Mami Ariana postoi një foto të Anës në llogarinë e saj, duke i uruar të gjithë ndjekësve një mëngjes të mirë. /Prive.al