Fero jep lajme dhe premtime të reja

By

Këtë vit ka pasur ndryshime në karrierën e reperit.

Së pari përfundimi i kontratës në ‘On Records’ ku pastaj edhe u deklarua si artist i pavarur.

Pastaj ai u largua për në Gjermani, ku pas një kohe dha lajmin se ishte shpërngulur në Berlin. Këtë e bëri të ditur në llogarinë e tij në Instagram:

Prej sot e tutje do jetoj dhe veproj në Berlin, sot nënshkrova kontratë me Avni Halimin dhe prej sot e tutje ekipi jonë thirret #TeamFERO – shkroi ai në foton që postoi në krah me Avni Halimin i cili tani e tutje do kujdeset për menaxhimin e karrierës së reperit.

Tani reperi, lajmëroi ndjekësit e tij se me 25 tetor, ai do të lansojë videoklipin e tij të ri në kanalin e tij të ri në Youtube.

Ai gjithashtu u premtoi ndjekësve të tij se pas 25 tetorit dhe pas lansimit të videoklipit, ai do të vijë çdo javë me videoklipe të reja.

Ai ishte ky një premtim legjitim apo vetëm eufori e çastit, kemi Feron për të na mbajtur të përditësuar. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm