Beyonce dhe motra e saj testohen për kancer të gjirit, pas sëmundjes së babait të tyre

By

Disa ditë më parë ju njoftuam se  Mathew Knowles po luftonte me kancerin e gjirit. Babai i muzikanteve Beyoncé dhe Solange Knoëles u ul me Michael Strahan të Good Morning America për një intervistë ekskluzive ku bisedoi për përvojën e ecjes nëpër këtë udhëtim me familjen e tij pranë tij.

Nga ky kancer nuk vuajnë vetëm femrat! Babai i Beyonce flet për sëmundjen e rëndë

Por sot, familja Knowles morri një lajm të mirë Beyonce dhe motra e saj, Solange, të dyja kanë testuar negative për gjenin e mutuar BRCA2 të lidhur me një rrezik më të lartë të kancerit të gjirit, vezoreve dhe llojeve të tjera të kancerit.

Babai i motrave, Mathew Knowles, tregoi për TMZ , ato shkuan dhe u testuan pas diagnozës së tij të kancerit të gjirit për të parë nëse ata mbajnë të njëjtin gjen, dhe rezultatet janë negative .

Image result for solange beyonce mathew

Siç na tha më parë Mathew, kanceri i gjirit shkon në familjen e tij, veçanërisht në anën e nënës së tij, kështu që kur u diagnostikua fokusi e parë e tij ishte te fëmijët e tij sepse kjo do të thotë se ata janë në rrezik më të madh.

Ai thotë se ata e trajtuan atë në mënyrën e duhur duke u testuar menjëherë, sepse gjëja më e rëndësishme kur bëhet fjalë për kanceri është zbulimi i hershëm.

Image result for solange beyonce mathew
Knowles gjithashtu na thotë se ai beson se termi “kancer i gjirit” duhet të ndryshohet në “kancer të gjoksit” për burrat për shkak të konotacionit të sikletshëm dhe faktit që shumë burra nuk e besojnë se mund të ju ndodh atyre.

Mathew planifikon të heqë gjoksin e tij të dytë në janar si një masë proaktive pas heqjes së 3 nyjeve limfatike tashmë. Ai tha se ai është pa kancer tani dhe po shkon shumë mirë.

Burimi: Tmz.com

Artikuj të ngjashëm