Rita me rol në filmin e rëndësishëm?

By

Me shumë gjasa, Rita Ora do të jetë në rolin e Artful Dodger në versionin e ri të filmit “Oliver Twist”.

Burimet kanë treguar për “The Sun” se Rita si një aktore që premton shumë ka impresionuarproducentët e filmit.

“Rita ka pasur diskutime për rolin dhe ai mund ta ndihmojë shumë në çimentimin e saj si një aktore
e besueshme. Filmi do të jetë shumë ndryshe nga origjinali, por karakteri i saj do të jetë i bazuar
tek Artful Dodger. Ai do të jetë një projekt gjigant dhe ka shumë lëvizje rreth tij në industri, ndaj Ora
mezi po pret që të fillojë punë.”

Por nuk është vetëm Rita nga këngëtarët që do të luajë në këtë film. Sipas zërave, pjesë e filmave
do të jetë dhe Adele si “Nancy”, dhe Ice Cube si “Fagin”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm