Këngëtari Blerim Muharremi dhe modelja Afrona Dika, do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre gjatë këtij muaji, saktësisht me datën 21.
Tashmë është zbuluar se do kenë mbi 600 të ftuar, me shumë të famshëm në mesin e tyre.
Pas dasmës, çifti ka vendosur të shkojë në një vend përrallor.
Ka qenë Afrona ajo e cila e ka zbuluar ku do ta kalojë muajin e mjaltit bashkë me burrin e saj të ardhshëm.
Modelja hyri në Instagram dhe postoi një foto të Hawaii-t mbi të cilin shkroi: “Mezi po pres”.
Ndryshe, ceremonia e dasmës së tyre pritet të jetë madhështore dhe e kuruar deri në detaje./Prive.al