Mozzik në konkurrencë me Drake, në vend të ‘Kiki’ bëhet ‘Ziki’

By

‘In My Feelings’ e Drake u bë virale kudo nëpër rrjete sociale për shkak të vallëzimit në pjesën ‘Kiki do you love me’, që e kanë bërë shumë njerëz.

Reperi kanadez më pas ia bashkëngjiti edhe videoklipin në fund të cilit ka futur shumë pjesë të videove të njerëzve të ndryshëm që kanë bërë vallëzimin e njohur.

Por, me sa duket, nga ky moment, Drake do ta ketë një konkurrent.

Bëhet fjalë për Mozzik i cili paska bërë një këngë të re që quhet ‘Unë jom Ziki’.

‘Hey Kiki, unë jom Ziki’, thotë kënga të cilën reperi e ka postuar përmes një videoje të shkurtër në Instagram.

Ai nuk dha detaje të tjera mbi projektin por në fillim të këtij muaji, kur u pyet nga fansat në Instagram, tregoi se shumë këngë të reja do të dalin gjatë këtij viti./Prive.al

View this post on Instagram

HEY KIKI #UNJOMZIKI 😆😆☄️☄️

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Artikuj të ngjashëm