Alex Rodriguez, i fejuari i këngëtares Jennifer Lopez, ka thënë se në dasmën e tij do të ftojë disa nga ish të dashurat.
Sipas People ai ka thënë se nuk e di akoma ku do të mbajë dasmën apo si do të vishet ai.
Nuk dihet ende a do të jenë me të vërtetë ish të dashurat e tij në dasmën me J.Lo, kjo pasi Alex këto i tha si me shaka në emisionin e Michael Strahan.
Nëse nuk e dini, Alex dhe Jennifer u fejuan këtë vit gjatë pushimeve të tyre. Ata janë të lidhur që nga viti 2017.