Konfirmohet: Rita Ora performon në ceremoninë BRIT Awards, a do e takojë Lipën këtë herë?!

By

Asnjëherë nuk i kemi parë të takohen bashkë, ndonëse të dyja janë shqiptare nga Londra.

Këngëtaret Dua Lipa dhe Rira Ora, nuk kanë asnjë raport bashkë, ndryshe nga Rita dhe Bebe Rexha që shpesh proklamohen se janë shoqe të ngushta.

Por pjesëmarrja në ceremoninë e njëjtë, ka mundësi që tani t’i takojë ato të dyja.

Rita Ora është ftuar të performojë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve BRIT Awards, dhe këtë e ka thënë përmes një fotografie në Instagram ku shpreh entuziazmin e saj.

Ndërsa Dua Lipa, është e nominuar në pesë kategori të kësaj akademie çmimesh, duke bërë edhe histori si artistja e parë vajzë që merr kaq shumë nominime.

Kjo mbrëmje do të zhvillohet me 21 Shkurt të këtij viti, e që i bie të jetë ditë e mërkurë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm