ARMEND ISMAJLI I IZOLUAR NË KOSOVË!

By

Aktori i serialit hit ‘O sa mirë’ ka reaguar përmes një statusi në facebook për anulimin e festivalit PriFest.

Përmes shkrimit Ismajli është shprehur se ky festival ka qenë e vetmja mundësi për ti shikuar filmat e artistikë të rajonit e më gjerë.

“Nese nuk kish qenë PriFesti nuk i kisha pa e as taku ni pjesë të madhe të filmbërësve gjithandej!  E para: N’internet ata filma smuj me i pa edhe nja  10vjet. E dyta: Jom i izolum si qytetar i Kosovës, e m’duhet vizë edhe me dasht me shku najkah tjetër me i pa!” vazhdon shkrimi i Armendit.

Statusi i aktorit përfundon që ministrat nuk duhet ti shohim as si miq e as si armiq pasiqë që duhet konsideruar si shërbëtorë që i paguajmë dhe zgjedhim vetë ne. /Prive.al

mendimendi 2

Artikuj të ngjashëm