Dashuria për muzikën vjen e frymëzuar nga motra e saj e madhe, Greta Koçi ndërsa Eni Koci e filloi karrierën në moshë shumë të re.
Kur ishte 15 vjeç, ajo publikoi këngën e saj të parë Diva në bashkëpunim me reperin Capital T, ku së bashku konkurruan në festivalin Kënga Magjike 2010. Pas dy vitesh ajo nxjerr edhe albumin e saj të parë të titulluar Love Me.
Për vite të tëra ajo do vazhdonte të punonte në artin e saj ajo mblodhi edhe copëza urtësie.
Ajo hyri në Instagram të lajmëronte projektin e saj të ri që ajo thotë se do të jetë shumë veçantë dhe se do të publikohet në shtator.
Ajo pyeti ndjekësit e saj se cka mendonin ata, teksa një ndjekëse i tha – “Edhe unë kur të rritem, do të bëhem këngëtare si ti. Ty të kam inspirim.”
Kjo i tërhoqi vëmendjen kantautores, e cila vendosi të ndajë me të por edhe me të gjithë ndjekësit e saj disa këshilla.
“Uroj të bëhesh një këngëtare e madhe tdhe ta ndjekësh pasionin…Por mos harro shkollimin duhet ta kesh gjithmonë prioritet… Karriera në muzikë mund të mos jetë përgjithmonë (dhe për shumë këngëtarë nuk është e gjatë) kështu që ti duhesh të jesh e realizuar si femër në shumë aspekte. Paq fat.”