Ajo mund të postojë në mënyrë rutinore fotografi të shkëlqyeshme në llogarinë e saj në Instagram, por Bebe Rexha nuk është ajo që i le fotot pa shkruar një mesazh.
Këngëtarja ka përdorur, në raste të kaluara, përshkrimet e saj për të adresuar çështje që lidhen me pozitivitetin e trupit.
Në një postim të mëngjesit të së hënës, ajo adresoi një problem tjetër me të cilin përballen gratë në industrinë e argëtimit: moshën.
“Së fundmi kam pasur një debat me një producent burrë i cili më ka thënë se jam shumë e vjetër dhe se brendi im është i demoduar. Unë jam një katnautore, jam 29 vjeçare dhe publikoj fotografi seksi në instagramin tim. Sipas tij, me moshën që kam kjo s’është gjëja e duhur për t bërë”, shkruante Rexha.
Ndërsa tani, ajo sërish ka pasur diçka për t’i shtuar kësaj deklarate, pasi mori shumë mbështetje nga miqtë e saj dhe fansat.
“Faleminderit për mbësthetjen ën postimin e fundit. Arsyeja pse shkruaj për ato gjëra është se shumë njerëzve u ndodhin në botën e muzikës dhe janë të fERkësuar të flasin dhe për mua nuk është frikë dhe dua ta flas të vërtetën. Arsyeja pse e bëj, është se dua t’i ndihmoj të tjerët në botën e muzikës ta bëjnë ndryshimin”.
“Njerëzit duhet të gjykohen nga talenti, jo nga mosha dhe pamja”.
“Unë e dua botën e muzikës, por nëj gjë që kam mësuar është se nganjëherë njerëzit në botën e muzikës duan të ndjekin rregulla dhe duan këngë hite. Unë e di që të gjithë artistët e mëdhenj, i kanë ndjekur rregullat e tyre dhe e kanë gjetur rrugën pa bërë kalkulime”.
“Të gjithë producentëve, ndiqeni zemrën tuaj dhe nënshkruani kontrata me ata që ua ndjen zemra se duhet ta bëni”, ka thënë këngëtarja në një video në Instagram. /PRIVE.AL