Të gjitha detajet nga koncerti i Unikkatil, sonte nga ora 21:00 në Klan Kosova

By

Pas nëntë vitesh, të Shtunën, reperi i njohur Unikkatil rikthehet me një koncert të madh, kësaj radhe në Mitrovicë.

Prive.al që nga idea fillestare ju ka njoftuar në vazhdimësi mbi detajet e organizimit dhe gjithçka tjetër mbi këtë koncert.

E tashmë kur numërimi prapa ka nisur, Klan Kosova  do të zbulojë informatat më të fundit.

Sonte, me fillim nga ora 21:00, në ‘Summer Zone’ me Enur Pakashticën mbi koncertin e së Shtunës do të flasin organizatorë dhe pjesëtarë nga ‘TBA’.

Gjithashtu, sonte në Klan Kosova ju pret edhe një material nga stadiumi ‘Adem Jashari’ ku kanë nisur përgatitjet për skenën e cila do të mirëpresë koncertin gjigant të Unikkatil me 27 Korrik.

Qëndroni me ne me fillim nga ora 21:00!

Artikuj të ngjashëm