“A kishe bërë diçka ndryshe në Big Brother Vip” – Fifi u jep përgjigjje ndjekësve të saj

By

Fifi padyshim që gjatë qëndrimit në ‘Big Brother Vip’, ishte njëra ndër konkurentët më të zëshme brenda shtëpisë.

Së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka realizuar një sesion pyetjesh përgjigjjes ku u është përgjigjur ndjekësve në pyetjet e tyre.

“A kishe bërë diçka ndryshe në ‘Big Brother Vip’ nëse kishe pas mundësi me u kthy? ishte njëra nga pyetjet e ndjekësve të saj.

“Mbase nuk do u kisha dhënë vëmendje disave dhe do mirresha me veten më shumë.. por edhe nëse përgatitesh në çdo aspekt si emocionalisht si strategjikisht me tipin që kam unë besoj njëjtë do kisha bërë çdo gjë! Pastaj mos të harrojmë, kujdes ju lutem me helmin që lëshoni mbi njerëzit”, u përgjigj ajo.

“Nuk është normale të shpërndajmë kaq shumë negativitet dhe unë që jam jashtë dhe e përfshirë akoma në lojë ndihem keq nga komentet e juaja për çdo njeri në atë shtëpi”, përfundoi Fifi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm