Gent Fatali është një ndër reperat më të suksesshëm, më të dashur dhe të njohur për publikun shqiptar, i cili i ka dhuruar shumë hite publikut të cilat janë shumë të suksesshme dhe të adhuruara.
Lidhja e tyre u zbulua nga mediat e më pas çifti nisën të postonin foto në rrjete sociale. Edhe pse Gent Fatali nuk e ka konfirmuar ndonjëherë publikisht që është në një lidhje me Rozafën, postimet e tij na vërtetojnë që po.
Reperi i njohur ka qenë i ftuar tek “Rudina”, ku gjatë emisionit, moderatorja e pyeti:
“Është i dashuruar Gent Fatali?”
“Ndoshta është i dashuruar”- është përgjigjur Genti.
I pyetur si duhet të jetë vajza ideale, reperi u përgjigj:
“Duhet të jetë si Rozafa. E bukur, e qetë, e kuptueshme, më jep suport”.Kështuqë, ai sapo konfirmoi lidhjen e tij me motrën e reperes së njohur Loredana Zefi, ku nuk na mbetet të themi veçse urime dhe se janë një çift shumë i bukur dhe i adhuruar të cilët përshtaten mjaft mire me njëri-tjetrin.