Nëna dhe babai i Rita Orës kanë shkuar në pushime. Vera dhe Besniku kanë publikuar disa imazhe nga atmosfera e pushimeve të tyre plot luks.
Udhëtuan nga Britania e Madhe për në SHBA për të bërë pushime shumë të merituara.
Hoteli që kanë zgjedhur është ‘The wastin Nashville’, njëri nga hotelet me të shtrenjta ku vetëm një natë kushton 391 dollarë për një çift të martuar.
Çifti Ora kanë tre fëmijë së bashku Elenën, Ritën dhe Donin dhe ata janë njëri nga çiftet e lumtura që komentohen vazhdimisht për raportin e tyre shumë harmonik.
Mirëpo rrugëtimi i tyre në jetë jo gjithmonë ka ngjasuar në fytyra të qeshura dhe luks.
Rita ishte vetëm një vjeçe kur mamaja dhe babai i saj ikën nga Kosova për t’i shpëtuar luftës që shpërtheu në ish-Jugosllavi, me aeroplanin e fundit që fluturoi për Mbretërinë e Bashkuar, para se forcat serbe të merrnin nën kontroll aeroportin.
Por ëndrrat e tyre për një jetë të re u shkatërruan kur Rita dhe motra e saj tre vjeçare Elena u morrën nga prindërit dhe u vendosën në një shtëpi ku qëndruan për disa muaj, ndërsa statusi i tyre po vlerësohej.
Duke zbuluar atë që ajo kishte kaluar për herë të parë, Rita tha: “Ne ishim dërguar drejt në shtëpinë e fëmijëve, unë dhe motra ime, sepse mamaja ime dhe babai im ishin refugjatë dhe kështu ishim ne.”
Mirëpo kur statusi tyre u rregullua dhe u lejuan të qëndronin në Mbretërinë e Bashkuar, ata punuan fort që fëmijëve të tyre t’u ofronin jetë sa më të mirë.
Besnik punoi gjatë në një piceri përpara se të arrinte të hapte dhe të menaxhonte pub-in e tij.
Vera ishte një psikiatre që duhej të ritrajnohej sepse kualifikimet e saj që i kreu në Rusi nuk ishin njohur nga Mbretëria e Bashkuar, e cila më vonë do të diagnostifikohej edhe me kancer në gjinj e që duhej t’i nënshtrohej mazektomisë.
Sot ata shijojnë pushime luksoze, duke lënë pas gjithë sakrificat, problemet në familje teksa fëmijët rriteshin dhe betejën me kancerin, por duke mos harruar asnjëherë se si këto definuan jetën e tyre për më mirë. /Prive.al