Aktorja e famshme bën histori në nominimet për Oscar

By

Aktorja Dame Judi Dench ka bërë histori, duke u nominuar si aktorja më e vjetër në moshë për çmimin “Oscar”. Ajo është 87 vjeçe dhe është nominuar për çmimin “Aktorja më e mirë në rol dytësor”. Ky është nominimi i shtatë për çmimin Oscar, i pari për Dench ishte në vitin 1999 për rolin e saj si “Mbretëresha Elizabeth I”.

Në filmin “Belfast” Dench luajti rolin e gjyshes së një djali 11 vjecar (Jude Hill), prindërit e të cilit po përpiqeshin të vendosinin nëse do të qëndronin në Belfast ndërsa qyteti pritej të përballëj në një gjendje lufte. Filmi “Belfast” ishte filmi më i nominuar, përfshirë për çmimin “Filmi më i mirë” dhe “Regjisori më i mirë”.

Dench ka marrë gjithashtu nominime për Mrs Brown (1997), Chocolat (2000), Iris (2001), Mrs Henderson Presents (2005), Shënime mbi një Skandal (2006) dhe filmin 2013 Philomena.

Artikuj të ngjashëm