Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Prifest” ka nisur sonte edicionin e 11-të.
Në gjashtë ditët festive do të ketë mbi 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 19 rajonale dhe 32 premiera kosovare.
Filmi debutues i regjisores Arzana Kraja “Fusha e mëllenjave” ishte filmi që shënoi hapjen zyrtare të edicionit të 11-të të PriFest, në natën solemne në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Shtëpia filmike Circle Production ka vendosur që rrugëtimin e filmit, shfaqjen e parë publike, si premierë kombëtare jashtë programit konkurrues, ta fillojë në Kosovë duke e dhënë atë para publikut kosovar në PriFest.
Ndërsa filmi dokumentar “Mjaltë nga Shkëmbi” kushtuar heroit Zahir Pajaziti do të shfaqet me fillim nga ora 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.