Fashion CV: Bleona

By

Emri i saj është magnet për shtypin rozë. Çdo dalje publike është e pamundur të mos lë gjurmë.

Së fundmi këngëtarja Bleona Qereti i është bashkangjitur edicionit të katërt të X Factor Albania, ku përpos deklaratave e muzikës së saj bën zhurmë edhe me veshjen e saj.

Fustanet e Bleonës marrin vëmendje jo vetëm nga mediat vendore, por edhe ato internacionale.

Që në fillime Qereti është shfaqur mjaft e guximshme në veshje të cilat shpeshherë edhe janë kritikuar.

Fustani më i diskutuar mbetet ai rrjetë i veshur në American Music Awards. Kjo veshje përpos që u kritikua nga mediat sidomos shqiptare u përdor për një qëllim të mirë. Ajo u shit për bamirësi në eventin MusiCares.

Përpos në AMA, sërish në sy ra veshja skulpturë që parakaloi në tapetin e kuq të Grammy Awards.

Por jo vetëm në këto dy evente bie në sy veshjet e saj. Edhe në të tjerat Bleona ka rrëmbyer syrin e publikut.

Shpeshherë shqiptarët akuzohen për kopjim por disa herë yjet botërorë kanë veshur pas Bleonës, të njëjtin kostum (siç bëri Britney Spears).

Përtej parakalimeve, Bleona në çdo dalje televizive është shfaqur mjaft provokative dhe seksi.

Ajo ka veshur marka nga më të shtrenjtat të dizenjatorëve botërorë por nuk ka anashkaluar as ata shqiptarë që kanë ditur si të krijojnë veshje për emrin që bën gjithmonë zhurmë, Bleona. /Prive.al

 

[tribulant_slideshow gallery_id=”30″]

Artikuj të ngjashëm