Moderatori i njohur i emisionit Wazzap në Klan Kosova, Enur Pakashtica, së fundmi i është bashkuar kompanisë muzikore të këngëtarit nga Shkupi, Adrian Gaxhës.
Pakashtica i cili ka kohë që ka shfaqur talentin e tij në muzikë, duke rikrijuar këngët hite të artistëve shqiptarë e duke marrë pjesë edhe në talent show “X Factor”, përfundimisht po debuton me një këngë të tijën në industrinë muzikore.
Për bashkëpunëtor ka zgjedhur këngëtarin Adrian Gaxha, e kënga e tij e parë është një bashkëpunim me artistin nga Maqedonia Veriore.
Prive në edicionin e kësaj jave, solli edhe prapaskenat e xhirimit të klipit të projektit të ri, që është ripërpunim i një kënge të vjetër shqipe “Ajshe”, e cila vjen në një version simpatik nga dyshja Gaxha-Pakashtica.
Ndiqeni kronikën për më shumë detaje rreth këtij bashkëpunimi: