Ai s’e pranoi se është në lidhje, por e dashura publikon fotot me Edon Zhegrovën

By

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova muaj më parë, u përfol të ishte në një lidhje romantike me vajzën shqiptare Elsa Musliu. Lajmi është bërë publik nga mediat kosovare, të cilat zbuluan se talenti 19-vjeçar dhe bukuroshja kosovare, janë bashkë prej disa kohësh.

Publikisht, ai ende nuk e ka pranuar se po përjeton një romancë, e as sonte në edicionin e kësaj jave të Prive, nuk ishte në gjendje të thoshte se ka të dashur.

I pyetur se me kë ishte në pushime së fundmi ai tha:

“Mirë kam kaluar në pushim me familje. Vetëm me familje isha. Ajo është jeta ime Private, edhe s’kisha dashtë me fol”.

Megjithatë, se është në lidhje më nuk ka as edhe një dyshim!

Kjo sepse është vet Elsa Musliu, ajo që së fundmi ka publikuar disa imazhe me Edonin në Instagramin e saj, ku dyshja shihen shumë të afërt me njëri tjetrin. Por edhe po të mos mjaftonte kjo, Musliu shkruan:

“I dashuri im, është i dashuri im. Fundi i historisë”.

Kronikën e fundit të realizuar nga Prive me Zhegrovën, mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

 

Artikuj të ngjashëm