Një lajm i keq për të gjithë fansat e këtij çifti…
Thuhet se Camila Cabello dhe i dashuri i saj Matthew Hussey, janë ndarë.
Raportohet se çifti u nda pas 18 muajve bashkë.
“Marrëdhënia e Camila’s me Matthew u prish dy javë më parë. Ishte vendim i ndërsjellë për t’i dhënë fund gjërave. Por ata kanë kaluar shumë kohë së bashku dhe duan të jenë miq, pavarësisht ndarjes”, tha një burim për The Sun.
Lajmi erdhi menjëherë pasi Camila publikoi prapaskenat e klipit për këngën “Senorita” në bashkëpunim me shokun e ngushtë Shawn Mendes.