Kanë kaluar gjashtë muaj që nga projekti i tij i fundit muzikor i reperit Gjiko “Bakllava” në bashkëpunim me Butrint Imerin.
Mirëpo vera po vjen e me të edhe projekte të reja nga reperi ku javën e kaluar Gjiko dhe ekipi i tij kishin udhëtuar për në Sarandë, Shqipëri për të filluar xhirimet e klipit të ri.
Kënga do të titullohet “Coco Jumbo”, këngë kjo që është shumë ritmike dhe e shumë e këndshme për ditët e nxehta.
Në klip do të ketë shumë jahte, do të promovohen shume plazhe të bukura të Shqipërisë e do të jetë në praninë e shumë femrave me bikini. /Prive.al