Fjolla Morina dhe Fisnik Syla sërish bashkë?

By

Biznesmeni Fisnik Syla, për publikun shqiptar i njohur fillimisht nga romanca e dikurshme me këngëtaren Fjolla Morina, ka surprizuar duke postuar një video të artistes.

Në llogarinë e tij të Instagramit, Fisniku ka postuar një video të Fjollës, teksa ajo shihej në veturë, derisa videoja duket se është xhiruar kohë më parë, kur dyshja kanë qenë bashkë.

Videos, Syla i ka bashkëngjitur edhe një emoji me zemra duke shtuar kështu dyshime nëse dyshja mund t;i jenë rikthyer romancës?

Akoma nuk dihet, por që aktualisht, dyshja nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Artikuj të ngjashëm