Shifra marramendëse: Kaq kushton një ditë pushimesh për Sarën e Ledionin

By

Për trashëgimtaret e familjes Hoxha nuk ka asnjëherë sezon pushimesh.

Në çdo kohë të vitit, Lori dhe Sara ‘arratisen’ në destinacionet më të mira në glob për ca ditë shkëputje në atmosferën përallore të bukurive të virgjëra.

Njejtë ka vepruar së fundmi Sara e cila bashkë me Ledionin dhe djalin London, ka marrë rrugë drejt Maldiveve në resortin ‘Cheval Blanc Randheli’, një prej më luksozëve.

Por sa kushton një pushim në këtë resort mahnitës?

Në bazë të çmimeve që gjenden online, asnjë natë e vetme për çift nuk është më e lirë se rreth 2000 dollarë. Si rrjedhojë, me një kalkulim të thjeshtë, 10 ditë pushime tejkalojnë shpenzimet e 20,000 dollarëve, pa përfshirë këtu shpenzimet e udhëtimit të cilat janë goxha të shtrenjta.

Kujtojmë se Ledioni ka kohë prej kur është shkëputur nga angazhimet e drejtpërdrejta në ekran. Ai nuk ishte as në moderim e as në autorësi të ‘The Voice Kids’ teksa mediat raportuan për angazhimin e ri në një televizion muzikor, gjë të cilën vetë prezantuesi i cili ka hequr dorë nga jeta publike, nuk e ka pohuar e as mohuar. /Prive.al

View this post on Instagram

we should celebrate love like this everyday 💕

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Artikuj të ngjashëm