Në ditëlindjen e babait, Ajola Xoxa na përloti me fjalët dedikuar atij (FOTO)

By

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, na përloti me postimin prekës dedikuar babait të tij.

Ajo hyri në Instagram për të postuar një fotografi bashkë me të, me anë të cilës ia uroi edhe ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen shpirt i bukur. Të lutem gjeje një mënyrë për t’u kthyer tek unë”.

Kjo nuk hera e parë që Ajola bën postime të tilla. Ajo edhe javë më parë na tregoi përmes Instagramit cila ishte dëshira e tij e fundit.

Publicisti i njohur Arben Xoxa u nda nga jeta në 24 shkurt të këtij viti pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Artikuj të ngjashëm