Conor McGregor dhe reperi përleshen në tapetin e kuq – shkak u bë Megan Fox?

By

Conor McGregor dhe Machine Gun Kelly duhej të ndaheshin pasi u grindën në tapetin e kuq të VMAs në Qendrën Barclays të Brooklyn të dielën mbrëma, ka mësuar Page Six.

Fotografitë tregojnë kampionin e UFC-së, 33 vjeçare dhe artistin e “Bloody Valentine”, 31 vjeçar, të rrethuar nga sigurimi pas përleshjes.

Fotografitë dhe pamjet e prapaskenave tregojnë disa persona që përpiqen të përmbajnë McGregor, edhe pse ky i fundit tha se nuk kishte tentuar ta qëllonte, ndërsa aktorja ndërhynte për të mbrojtur të dashurin e saj.

View this post on Instagram

A post shared by 5thRound (@5th_round)

“[McGregor] ishte gati të hidhte grushta,” tha një burim, duke shtuar, “Sigurimi kishte probleme për ta mbajtur atë.”

“Se di! Vetëm erdha aty…as që e njoh atë tipni. Unë luftoj vetëm me burra të vërtetë, jo me reperë si vanilje. As që e njoh. Di vetëm që është i dashuri i Megan Fox”, tha McGregor më vonë në kamera.

Deri më tani asnjë media e huaj nuk e ka zbuluar shkakun e sherrit mes të dyve, por dyshohet se gjithçka ka nisur pasi boksieri McGregor ka kërkuar një foto me të dashurën e reperit, aktoren e njohur Megan Fox. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm