Elvana Gjata flet pas premierës së filmit “2 Gisht Mjaltë” në Prishtinë (FOTO)

By

Mbrëmë në Prishtinë, është bërë premiera e filmit shumë të përfolur kohëve të fundit “2 Gisht Mjaltë” me protagonistë kryesor, Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi.

Shumë njerëz ishin të pranishëm për të parë filmin dhe njëkohësisht për të parë nga afër dy artistët.

Pasi e shijoi suksesin, Elvana Gjata hyri në Instagram për të postuar disa fotografi nga mbrëmë dhe për t’i falënderuar të gjithë njerëzit që ishin aty.

“E qeshura juaj mbreme me ka bere pafundesisht te lumtur! Kemi kenduar, kercyer e qare me muziken time, kjo pjesa e te qeshures me mungonte…dhe qenka nje ndjenje kaq e bukur😍 Shume e lumtur per te gjithe ju qe ishit mbreme ne premieren e 2 Gisht Mjalte ne Prishtine”, ka shkruar këngëtarja.

“2 Gisht Mjaltë” tashmë mund ta shihni në të gjitha kinematë shqiptare./Prive.al

Artikuj të ngjashëm