Ai do nisej në një udhëtim dhe mendonte se valixhen e kishte gati me të gjitha gjërat që i duheshin.
Por Valdrin Sahiti u kthye në shtëpi dhe gjeti një rrëmujë të madhe, të cilën s’kishte kush ta bënte tjetër përpos vajzës së tij.
Vogëlushja Bella Sahiti e cila ende s’i ka mbushur as një vit, ka gërmuar nëpër të gjitha gjërat e babait të saj dhe ia ka shprishur valixhen me rroba.
E është Sahiti ai që e ka publikuar në Instagramin e tij këtë rrëmujë simpatike të Bellës, e cila pasi kishte përfunduar punë me valixhen, po gërmonte në dollapin e qorapeve të babait. /Prive.al