Në shumë media është diskutuar se Arbana Osmani dhe drejtuesit e Top Channel kanë diskutuar për 48 orë për t`u rikthyer në “Dua të të bëj të lumtur” pasi ajo kishte thënë që do largohej. Megjithëse ky lajm nuk është konfirmuar zyrtarisht, media të ndryshme kanë shkruar se arsyeja e këtij largimi të papritur ishte Renato Mekolli e disa të tjerë se pagesa e ka bërë atë të mos binte dakord.
E për këto lajme ka reaguar dhe vetë Renato Mekolli, i cili shkruan se të gjitha këto janë lajme të rreme. Shefi i kuzhinës do të nisë së shpejti një emision të ri në studion në të cilën Arbana Osmani xhiron “Dua të të bëj të lumtur” do të shfrytëzohej nga Renato dhe programi i tij. Sipas gjasave, Arbana ka dhënë dorëheqjen pas debatit me Blushin, por pas negociatave 48-orëshe me Vjollca Hoxhën, është rikthyer.
“Vetëm në portalet tona lexohen këto lajme”, – shkruan Mekolli.