Rozana Radi si një grua e suksesshme dhe e fortë, ka këto këshilla për vajzat e reja

By

Rozana Radi njihet nga ato gra që e ngre zërin dhe edhe gjatë karrierës së saj artistike, i ka mbështetur gratë dhe e ka paraqitur vuajtjen dhe vështirësitë nëpër të cilat kalon një grua.

Dhe së fundmi edhe me produksionin e saj “Femzanat” ajo ka bërë përpjekje që t’iu japë më shumë zë grave duke i portretizuar situatat nëpër të cilat ato kalojnë.

Ndërsa së fundmi, këngëtarja ka dhënë përgjigjet e saja në disa pyetje që fansat ia kanë drejtuar në Instagram.

Rozana u pyet se “si mund t’ia dalë një vajzë 21 vjeçare në këtë botë”?

Kurse Rozi, ka disa pika që i renditi në përgjigjen e saj…

“Unë kam disa pika të qarta në jetën time: zgjidh njerëzit e dashur miq në jetën tënde, mos reguzo, nëse ti mendon se ke të drejtë, kërko të drejtën tënde dhe mos u lidh kurrë me dikë nëse nuk ka ndjenja dhe bëji gjërat për veten jo për të tjerët dhe mos u dorëzo përpara një dere të mbyllur”, ka shkruar ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm