Pse Kanye West u suspendua nga Twitteri?

By

Kanye West është suspenduar nga Twitteri pasi ka publikuar simbolin nazist, swastikën brenda yllit të Davidit.

Për më tepër, Westi e ka shfaqur haptazi admirimin e tij për udhëheqësinë nazist Adolf Hitler gjatë një interviste me moderatorin kontradiktor, Alex Jones.

“Jam i lodhur nga etiketimet, secila qenie njerëzore ka sjellë diçka të vlefshme, posaçërisht Hitleri,” ka thënë West.

Ndërkaq, kreu i Twitterit, Elon Musk, i cili e konsideron mik Westin, tha që e ka bërë më të mirën e tij, porse ky i fundit ka vazhduar duke bërë shkelje.

Artikuj të ngjashëm