Aktorja kosovare e Teatrit Kombëtar ishte shënjestra e shumë kritikave ditën që lamë pas, për shumën që ka përfituar nga Radio Televizioni i Kosovës për realizimin e një seriali. Bëhet fjalë për serialin “iStar”, produkt i produksionit të saj me emrin “Teuta” i cili ka marrë mbi 216 mijë euro për realizim. Aktorja u akuzua se kishte shfrytëzuar lidhjet politike meqë është motra e kryetarit të kryesisë së Partise Demokratike te Kosovës, Memli Krasniqit. “Njeriu duhet ta kuptojë se sa është e kushtueshme. Është më se e ditur që ka shumë shpenzime. Sidomos që ne serialin e dorëzojmë në RTK si produkt final. Kosto prej 9000 eurosh për ta realizuar një produkt të tillë, është minmal. Paguhen të gjithë që punojnë”, ka thënë Teuta, duke rrëfyer se sa i kushton prodhimi i vetëm një episodi.Ajo në Prive e ka dhënë versionin e saj, se pse 260 mijë euro, nuk janë shumë për serialin në të cilin po punon tash e një kohë.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë: