Nëna e futbollistit të njohur është duke luftuar sërish me jetën.
Bëhet fjalë për Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronalods, e cila është diagnostikuar me kancer në gji në vitin 2007 dhe ju nënshtrua një operacioni.
Sëmundja iu rikthye sërish pas 12 vitesh.
Në një intervistë të fundit ajo tha: ‘U operova për herë të dytë në gji, po bëj radioterapi dhe po luftoj për jetën time”.
Dolores nuk dha më shumë detaje dhe njëjtë ka vepruar edhe djali i saj.
Në vitin 2009, Ronaldo dhuroi 100 mijë paund për të ndërtuar një qendër të kancerit në spitalin që ia shpëtoi jetës nënës së tij./Prive.al