Ajo është një nuse shqiptare e martuar me një rumun. Dhe ekziston legjenda se nusja e vjehrra, jo gjithmonë e kanë raportin “mjaltë”.
Por Angela Martini s’është një nuse klasike shqiptare, meqë ajo bën një stil të jashtëzakonshëm jete dhe thuajse jeton në aeroplan.
Megjithatë siç thekson ajo, raporti me prindërit e bashkëshortit të saj Dragos Savulescu, është fantastik.
“Marrëdhënia ime me prindërit e Dragos është e jashtëzakonshme. Ata janë engjëj! Jam e bekuar që i kam. Verën e kaluar ata vizituan Shkodrën dhe kaluan një javë me prindërit e mi, pa mua dhe Dragos-in. Ata e pëlqyen dhe e kuptuan shumë mirë njëri-tjetrin, njësoj si një familje e vërtetë”, ka thënë Martini, në intervistën e saj të fundit dhënë për revistën shqiptare “Who”. /Prive.al