Reperi i famshëm shqiptar ka dhënë një këshillë për të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për Azetin i cili përmes një fotografie tha se pa marrë parasysh sa i zënë je, thirre nënën nje herë në ditë, çdo herë.
“Nuk ka rëndësi sa i zënë je, nuk ka rëndësi ku je, kurrë mos e harro një gjë, thirre nënën çdo ditë”, ka shkruar ai.
Nëse nuk e dini, Azet para pak ditësh ka lëshuar këngën e tij të re “LeLeLe” me Zunën dhe shumë shpejt pritet të dalë edhe një projekt tjetër të cilin pak e ka publikuar në Instagram./Prive.al