“Ups she did it again” – Dua Lipa kryeson nominimet në Brit Awards

By

Dua Lipa është artistja më e nominuar për të dytin vit me radhë nga Brit Awards, e pasuar nga ylli britanik i pop-it Anne Marie.

Me katër nominime të marra këtë vit, Dua Lipa po e vulos statusin e saj si këngëtarja më e madhe e Britanisë për këtë dekadë.

Vitin  e kaluar ajo ka marrë pesë nominime, ndërsa i ka fituar dy çmime atë të artistes më të mirë nga Britania e Madhe dhe atë si artistja më e mirë e re.

Këngëtarja këtë vit është dominuar për dy këngët e saj hite. IDGAF është njëra nga to ndërsa edhe kënga One Kiss me Calvin Harris është nominuar për çmime.

Lipa me të dyja këngët është nominuar për çmimet: “Kënga më e mirë” dhe “Video klipi më i mirë”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm