Në mbrëmjen finale të festivalit ‘Kënga Magjike’ mungoi një artist.
Stresi, i cili konkuronte këtë vit me projektin ‘Të du mam’ e pati të pamundur të marr pjesë.
Kjo për faktin se pak javë pas debutimit, ai u arrestua nga policia dhe po mbahet në paraburgim nën akuza të rënda.
Mungesën e Stresit, me doza humori e kanë vërejtur edhe komentues në rrjete sociale të cilët kanë shkruar tek Bes Kallaku.
Ky i fundit, me doza humori dhe një tallje të lehtë ka deklaruar se Stresi ka qenë i ulur në karrigen numër 313, duke asociuar në këtë formë në shifrën e burgut në të cilin po qëndron në qeli.
Humor i zi, pak i panevojshëm apo jo? /Prive.al