Shenjat që tregojnë se është koha për t’i dhënë fund lidhjes tuaj

By

Ndarjet janë jashtëzakonisht të vështira, madje studiuesit thonë se të kalosh një periudhë të ndarjes mund të krahasohet me kapërcimin e një varësie.

Përfundimi i një lidhjeje bëhet veçanërisht komplekse kur ka edhe persona të tjerë të përfshirë, si fëmijët ose miqtë, shkruan The Independent.

Por, nëse e ndjeni veten duke u mërzitur dhe frustruar gjithnjë e më shumë, ose ndoshta e keni kuptuar që nuk po përshtateni me partnerin tuaj, ndarja mund të jetë vendimi i duhur për të dy.

Ekspertët veçojnë tetë shenja që tregojnë se është koha që t’i jepni fund lidhjes suaj:

1.Çdo bisedë është negative

Eksperti i takimeve, James Preece thotë se nëse nuk jeni në gjendje të flisni me partnerin tuaj për ndonjë gjë pa u grindur, atëherë është një shenjë e madhe paralajmëruese për ta përfunduar atë lidhje.

2.Po përjetoni abuzim fizik, seksual, verbal ose emocional

Psikologia e takimeve dhe trajnerja Madeleine Mason Roantree, thotë se nëse jeni duke përjetuar ndonjë formë abuzimi në marrëdhënien tuaj, është një shenjë e qartë paralajmëruese që ju duhet t’i jepni fund asaj.

Nëse e gjeni veten duke justifikuar sjelljen e keqe të një partneri, ndoshta për miqtë ose anëtarët e familjes, është gjithashtu një shenjë se marrëdhënia juaj mund të jetë bërë toksike.

3.Nuk jemi më përparësia e tyre

Çiftet supozohet se duhet të gjejnë kohë për njëri –tjetrin, thotë Preece.

Pra, nëse partneri juaj do të preferonte të dilte për të pirë me miqtë e tyre ose të bënte gjithçka të mundshme, përveçse të shihte dhe të kalonte kohë me ju, kjo nuk është shenjë e mirë për lidhjen tuaj.

4.Ndiheni se nuk po mund të jeni vetvetja

Ndërsa mund të ketë momente të këndshme në marrëdhënie, ndoshta keni raste kur ndiheni sikur nuk mund të jeni vetvetja. Kjo është e zakonshme në marrëdhëniet që po i afrohen fundit.

5.Thjesht nuk është më argëtuese

Marrëdhëniet ndonjëherë mund të jenë të zakonshme, por ato duhet të jenë edhe argëtuese. Nëse zhgënjeheni ose mërziteni lehtë nga zakonet e partnerit tuaj, atëherë thjesht po humbisni kohën tuaj.

6.Keni stile jetese të ndryshme

Dallimet mes partnerësh mund të jenë shumë të mëdha dhe në këtë rast ju duhet të pyesni veten nëse vërtet dëshironi të bëni sakrifica për këtë lidhje.

7.Miqtë dhe familja juaj nuk e pëlqejnë partnerin tuaj

Pavarësisht se sa e doni partnerin tuaj, është një pengesë e madhe nëse të gjithë të tjerët rreth jush mendojnë ndryshe. Kjo e vështirëson shumë lidhjen.

8.Ju jeni bashkë sepse është më e lehtë sesa të jesh vetëm

Ndonjëherë mendimi për të filluar përsëri mund të ndalojë çiftet e palumtur që të ndahen. Kjo mund të iu bëjë shumë të palumtur në lidhje.

Artikuj të ngjashëm